Përplasje në Komision: Bekim Haxhiu akuzon Zemajn se uli qëllimshëm numrin e testimeve për të dalë më pak raste

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Zemaj ka pasur një përplasje të ashpër në Komision me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka akuzuar Zemajn për menaxhim të situatës me pandeminë, derisa ka thënë se për gjendjen e deritanishme në shëndetësi faji duhet të kërkohet te LDK-ja.

Ndër të tjera, Haxhiu ka thënë se është zvogëluar numri i testimeve me qëllim që të ulet numri i rasteve.

“I ke zvogëlu numrin e testimeve për me i zvogëlu numrin e rasteve. Nuk jena kërkun, nuk na ke lanë mirë. Nëse don me kërku përgjegjësi për gjendjen në shëndetësi, shko kërkoje në parti. A pe njifke virusi punëtorin a o publik a privat. Kur ai rrin ton ditën te dera e i pastron mbeturinat e këto kategori janë diskriminu”, tha Haxhiu.

Në anën tjetër, Zemaj e quajti tendencioz deputetin e PDK-së derisa tha se kjo situatë kërkon mirëkuptimin e të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *