PDK dita-ditës po zvogëlohet, jep dorëheqje edhe një anëtar i Kryesisë së PDK-së në Podujevë

Pas dorëheqjes së kryetarit të PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu, ka ardhur edhe një dorëheqje tjetër nga strukturat e kësaj partie, shkruan Gazeta Blic.Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Podujevë, Bashkim Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga të gjithë pozitat brenda kësaj partie.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mustafa, në një shkrim të tij në Facebook.

Ai është familjar i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi.

“Të nderuar antarë dhe struktura të Partisë Demokratike dega në Podujevë. Pas zhvillimeve të fundit të dorëheqjes së Kryetarit të degës z.Naim Fetahu, unë Bashkim Mustafa jap dorëheqje nga gjitha pozitat brenda Partisë Demokratike, dega në Podujevë edhe si anëtar i Kryesis së degës në Podujevë”, ka shkruar Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *