Leopardi i kopshtit zoologjik infektohet me koronavirus

Zyrtarët në kopshtin zoologjik të Louisville, kanë deklaruar se një leopard dëbore pesëvjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, dhe dy të tjerë gjithashtu mund të jenë infektuar.

Kopshti zoologjik është në pritje të rezultateve të testeve për dy leopardë të tjerë dëbore – të dy të gjinisë mashkullore – por të tre maçokët deri më tani po përjetojnë vetëm simptoma të lehta.

“Brenda dy javëve të fundit, të tre leopardët filluan të shfaqnin simptoma të vogla të frymëmarrjes, duke përfshirë një kollë të thatë ose fishkëllimë. Dyshohet se leopardi NeeCee e mori infeksionin nga një anëtar i stafit asimptomatik, pavarësisht masave paraprake nga kopshti”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Bëhet e ditur se personeli që punon me kafshët kanë të veshur pajisje mbrojtëse personale, i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës dhe një sërë pyetjesh çdo ditë.

“Ne vazhdojmë t’i respektojmë këto masa dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur të sigurt mysafirët dhe kafshët tona”, deklaroi John Walczak, drejtor i kopshtit zoologjik.

Nga ky kopsht po ashtu thanë se informacioni më aktual i disponueshëm sugjeron që rreziku që kafshët e infektuara ta përhapin virusin te njerëzit është i ulët.

Të tre kafshët janë larguar nga ekspozimi derisa NeeCee të shërohet dhe dy leopardë të tjerë të marrin rezultatet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *