VV nuk merret me Vjosa Osmanin: Nuk i përgjigjemi ftesës për diskutime, presidenti vjen pas zgjedhjeve

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht asnjë ftese për të gjetur një zgjidhje për postin e presidentit, përfshirë edhe atë të paralajmëruar nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Megjithëse Nagavci konfirmoi se ende nuk ka ardhur asnjë ftesë në partinë që përfaqëson.

Nënkryetarja e Kuvendit, pas mbledhjes së kryesisë tha se presidenti i vendit duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve të reja.

Derisa edhe nga foltorja e hollit të Kuvendit kërkoi rrëzimin e Qeverisë Hoti./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *