Ministria e Drejtësisë ka ndarë 20 milionë euro për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin në Speciale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se janë ndarë 20 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Selimi përmes një konference për media, tha se të akuzuarit të cilët ndodhen në Hagë, do të ndihmohen nga Ministria e Drejtësisë me 20 milionë euro.

Ai tha se buxheti është caktuar dhe se është detyrë e shtetit ku e obligon edhe ligji.

“E kemi buxhetin e caktuar, është një detyrë e jona që na obligon ligji, ne kemi 7 milion euro të cilat janë ndarë gjatë  dhe 13 milionë tjera, krejt janë 20 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve në Speciale”, tha Selimi para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *