Ky është traktori i vitit: Nuk ndot, dhe të gjithë punën e bën vetë

Elektrifikimi dhe ngasja autonome kanë arritur gjithashtu në fushën e makinerive bujqësore.

Nëse keni menduar se kositëset e lëndinës janë maksimumi që mund të arrijë energjia elektrike për sa i përket automjeteve të punës, keni gabuar. Nga Kalifornia, më saktësisht qyteti i Livermore, vjen aktualisht traktori më i përparuar në botë.

Emri i tij është Monarch, dhe përveç një dizajni tërheqës me ndriçim LED, ai sjell shumë më tepër. Ky është një traktor elektrik dhe autonom, pra “traktori më i zgjuar në botë”, siç e quajnë ata në selinë e kompanisë.

Në veçanti, drejtimi elektrik sjell përfitime të konsiderueshme. Së pari, nuk ka më ndotje nga grimcat e emetuara me gazrat e shkarkimit.

Një fushë tjetër në të cilën përdoret shtytja elektrike është kursimi. Nën kushtet amerikane, ky traktor kursen rreth 45 dollarë në ditë në karburant.

https://www.facebook.com/watch/?v=1261212664259523

Vlen të përmendet se motori ka një motor elektrik prej 40 kuaj fuqi në funksion të vazhdueshëm, ose deri në 70 kuaj fuqi në ngarkesë afatshkurtër. Të dhënat e momentit rrotullues nuk dihen, por kompania thotë se vlerat janë dy herë më të larta se në një traktor i drejtuar në mënyrë klasike.

Prodhuesi thotë se Monarch është krijuar për të punuar për 20 vjet. Çmimi bazë është 50,000 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *