Kamberi i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Harroje elektoratin e LDK-së

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Mitrovicë, Safet Kamberi ka folur për deklaratën e Vjosa Osmanit se LDK-së i ka mbetur vetëm logoj, pasi që votuesit do të shkojnë pas saj.

Ai ka thënë se është i bindur se votuesit e kësaj partie nuk do të shkojnë pas individëve.

“Jam shumë iu bindur se votuesit dhe njerëzit e LDK-së do të mbesin në shtëpinë e vetë dhe në adresën e tyre që e kishin deri më tash”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, inciativa të tilla politike sikurse kjo e zonjës Osmanit, janë dëshmuar të dështuara.

“Nuk munden individët të thirrën në emër të partisë dhe të elektoratit të saj. Në një moment votuesi mund të hamendësohet, por adresa e përherhshme mbetet LDK-ja dhe përfaqësimi i interesave të tyre”, ka thënë Kamberi.

Ai ka insistuar se elektorati i LDK-së do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj partie. “S’mund të jetë përfaqësues i elektoratit dikush që themelon një projekt të ri dhe që thirret në emër të LDK-së”, ka vazhduar tutje Kamberi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *