Beqiri: LDK nuk është vegël e VV-së, Albin Kurtin e shkarkuam se ke tu na prishë me krejt dynjanë

Nënkryetari i LDK-së Ismet Beqiri ka folur rreth prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Beqiri në Debat Plus tha se Kurti sa ka qenë kryeministër ka qenë duke i prishur raportet mes Amerikës dhe Kosovës.

“Nuk është korrekte dhe nuk duhet me pritë nga LDK që të bëhet vegël e Vetëvendosjes.Nuk është parim nëse ti si partner i koalicionit, edhe shkruan shumë qartë që nuk mundesh me shkarku asnjë zvministër apo ministër pa pëlqim të partisë në koalicion.Nëse VV mendon se LDK është degë e VV-së, dhe me u çu me shkarku Agim Veliun që është një ndër figurat më të larta të LDK-së për pikë të qefit pse paska lypë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, këto nuk kalojnë. Unë plotësisht e mbështes që ka ndodh prishja e koalicionit. Një ndër arsyet ka qenë, nëse duan me të prish me krejt dynjanë dhe me ata që të përkrahin këtë duhet me harru. Ke tu na prishë me sponzorin ma të madh të Kosovës’’ tha Beqiri./PERISKOPI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *