Albin Kurti viziton qendrën tregtare në Ferizaj që nuk mban produkte të Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka vizituar qendrën tregtare “Plus Center” në FerizajSipas njoftimit të Kurtit, kjo qendër sot ka 20 vjetorin e saj, nuk ka mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe nuk ka pushuar punëtorë nga puna si shkak i pandemisë.Në këtë qendër madje, sipas Kurtit janë të punësuar edhe persona me aftësi të veçanta.

“Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar. I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 – 13:00 dhe 13:00 – 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë. Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta,” ka shkruar Kurti.

Përpos kësaj qendre tregtare, kurti vizitoi edhe fabrikën e veglave e cila edhe pas privatizimit në vitin 2006 nuk e ndërroi veprimatrinë e saj.“Aty afër Plus Center vizituam edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj e cila u privatizua në valën e nëntë në vitin 2006, por nuk e ndërroi veprimtarinë. 70 punëtorë prodhojnë profile të shumta metalike e së fundi kanë nisur edhe me prodhimin e pompave termike të cilat bëjnë kursim të madh të energjisë,” ka shtuar tutje Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *