Flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve në kufirin me Serbinë: Po mbahen në paraburgim

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00, Policia e Serbisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë. Ata dyshohet se kanë hyrë gabimisht në territorin që i takon Serbisë.

Të arrestuarit janë Blerim Maqastena, Asambleist i Pavarur në Komunën e Podujevës si dhe Berat Mexhuani.

Fazli Maqastena, vëllau i Blerim Maqastenës i tha Klan Kosovës se ata po mbahen në paraburgim.

“Vëllai im edhe një fqinj i yni kanë dalë për të shëtitur në Mirovc edhe dyshohet se mund të kenë hyrë në territorin e Serbisë aksidentalisht. Sipas asaj çka kemi arritur të kuptojmë nga Policia e Kosovës, në atë pjesë ka pasur shumë mjegull dhe ata kanë mundur ta humbin edhe rrugën”.

“Ne kemi kontaktu me çdo instancë që kemi pasur mundësi. Nga ajo çka kemi marrë vesh ata po mbahen në paraburgim ose në Burgun e Prokuples ose në Kurshumli”.

Maqastena tregon se ka kontaktuar me avokatin e të arrestuarve.

“Kam kontaktuar edhe me avokatin e tyre. Atë ia kanë caktuar pa i pyetur këta për shkak se këta nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë avokat. Ai ka ardhur nga Beogradi, dhe nuk i kanë lënë me i marrë pyetje ata pa avokat”.

Ai thekson se avokati i ka treguar atij se edhe vëllai por edhe fqinji i tij janë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *