Ditë të këqija nga pandemia, Gjermania mbyll shkollat dhe dyqanet nga java e ardhshme

Pandemia nuk ka të ndaluar në Gjermani dhe për këtë arsye kancelarja Angela Merkel do të diskutojë me liderët rajonalë për shtrëngimin të mëtejshme të masave, duke përfshirë këtu mbylljen e shkollave dhe të dyqaneve nga java e ardhshme.

Gjermania ndodhet në një izolim të pjesshëm prej 6 javësh ku baret dhe restorante kanë ulur qepenat. Disa rajone nga ana tjetër kanë vendosur masa dhe më të forta.

“Ne duhet të ndërmarrim masa të mëtejshme në ditët që vijnë për shkak të numrit të lartë të të infektuarve”, u shpreh ministri i Financave, Olaf Scholz.

Gjermania e përballoi mirë valën e parë të pandemisë në muajt mars dhe prill, por duket se po has vështirësi në thyerjen e kurbës së infektimeve gjatë valës së dytë.

Ditët e fundit numri i të infektuarve të rinj ka qenë mbi 28 mijë, ndërsa viktima mbi 496, shifra këto të paraportuara ndonjëherë që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *