“Harrimi i tyre është i pamundur”: Flet infermierja nga Kamenica që humbi gjashtë anëtarët e familjes nga COVID-19

Infermierja e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Zyrafete Basha-Kurti, është deklaruar pasi ka humbur gjashtë anëtarë të familjes nga COVID-19 brenda gjashtë javësh, nga Koretini i Kamenicës.

Brenda gjashtë javësh, ajo humbi gjyshen, babain, xhaxhain, dy hallat dhe dajën.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë gjyshe, babi, xhaxhi, halla dhe dajë. InshaAllah takohemi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqësisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne”, ka thënë Basha-Kurti.

Basha-Kurti e ka falënderuar Spitalin Regjional të Gjilanit për kontributin e dhënë për familjen.

“Shpresoj që edhe unë të kontriboj për familjet e të tjerëve. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Allahu ju mëshiroftë!”, ka përfunduar ajo për Mediafokus.info.

Ndryshe, kjo është tragjedia më e madhe familjare brenda nëntë muajve në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë COVID-19.

Foto ilustruese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *