Si po i kalojnë ditët në burg Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi? Gjykata Speciale jep detajet…

Janë bërë më shumë se një muaj që kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar dhe po mbahen të burgosur në Hagë.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep ka refuzuar të jap detaje për ndonjë veprimtari specifike të të akuzuarve, kjo për shkak të privatësisë.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë për ndonjë veprimtari specifike të të paraburgosurve në objektin e paraburgimit”, ka thënë Griep për “Bota sot”, duke treguar se cilat janë aktivitetet e përditshme të të burgosurve, duke përfshirë edhe Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

“Në përgjithësi, Njësia e Paraburgimit e DHSK-së siguron mirëqenien e të paraburgosurve në një mjedis të sigurt. Të paraburgosurit kanë qasje ditore në oborrin për ajrim dhe në ushtrime fizike si dhe kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete tjera rekreative. Atyre u lejohet të lexojnë dhe të shkruajnë materiale dhe të kenë qasje në bibliotekën që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare”, ka thënë Griep.

“Përveç kësaj, ata kanë qasje në programet e radios dhe televizionit dhe mund të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të cilat janë në dispozicion”, ka përfunduar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

E gjatë ditës e sotme, është njoftuar se në Kosovë është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, iniciativë të cilën e ka marr vëllai i ish presidentit, Hashim Thaçit, Idriz Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *