Montgomery: Kongresmeni Engel i ka dhënë rekomandime Bidenit për Kosovën

Kongresmeni amerikan dhe miku i mirë i shqiptarëve, Eliot Engel nuk po ndalet duke lobuar për shtetin e Kosovës qoftë nëpër vendet e tjera të botës dhe atë të administratë së re amerikane të Joe Biden.

Eliot Engel mësohet se ka lobuar dhe informuar presidentin e ri amerikan Joe Biden dhe administratën e tij, në lidhje me situatën e fundit në Kosovë dhe në Ballkan.

Këtë po e thotë ish-ambasadori i SHBA’ve në Serbi, Bill Montgomery i cili ka thënë se Biden tani ka krijuar pozicione të forta përgjatë këtyre viteve në Ballkan.

Montgomery tha se Amerika beson në pavarësinë e plotë dhe në kufijtë aktual të Kosovë, për këtë thotë se edhe Biden e përkrah dhe është informuar nga kongresmeni Engel.

“Ata besojnë në pavarësinë e plotë të Kosovës në kufijtë aktual, Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i kryesuar nga Elliot Engel, i ka dhënë rekomandime administratës së re amerikane për regjionin, përfshirë Kosovën dhe Serbinë”, tha Montgomery për Tanjug.

Kujtojmë se Eliot Engel, ditë më parë tha se Serbia duhet që ta pranojë realitetin e ri në Ballkan se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet që ta pranojë këtë, po ashtu ai akuzoi Serbinë se nuk po i qet para drejtësisë kriminelët që kryen masakra dhe gjenocid në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *