Deputeti i bën testin ‘Coca-Cola-s’ dhe del pozitive me Covid-19 (Video)

Michael Schnedlitz, Sekretari i Përgjithshëm i partisë austriake FPÖ, ka denoncuar një skandal që lidhet me testimet në Austri nëpërmjet një shembulli të thjeshtë drejtpërdrejtë në Parlament.

Schnedlitz kishte me vete një gotë me pije freskuese “Coca-Cola” si dhe një test. Ai bëri testin tek pija dhe ajo rezultoi pozitive ndaj COVID-19. Ai akuzon qeverinë se po shpërdoron miliona euro të taksapaguesëve për teste të tilla të cilat nuk kanë asnjë dobi pasi nuk nxjerrin rezultatin e vërtetë të COVID-19.

Po ashtu Schnedlitz thotë se qeveria në Austri po e përdor testimin masiv për të favorizuar industrinë farmaceutike duke i dhënë miliona euro për testime.
Austria një javë më parë vendosi të startojë testimin masiv të popullsisë ndaj COVID-19 për të rihapur vendin për festa të fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *