Syla: Lobimi i Jeta Xharrës dhe Haki Abazit po favorizon importuesit e energjisë nga Serbia

Megjithëse Kosova njihet si një vend me pasuri të jashtëzakonshme të thëngjillit, vazhdon të importojë energji nga Republika e Serbisë – shteti që në çdo formë ka penguar pavarësinë tonë. Valon Syla ka hedhur akuza për një gjë të tillë ndaj lobit të Jeta Xharrës dhe Haki Abazit.Pasi u kundërshtua ashpër arritja e marrëveshjes me Contour Global për ndërtimin e TC “Kosova e Re” – kompani kjo që u tërhoq menjëherë pas ardhjes së Qeverisë Kurti, e në të cilën Haki Abazi ishte zv.kryeministër – tashmë ka kundërshtime të ashpra edhe ndaj përpjekjeve për të gjeneruar energji solare dhe nga hidrocentralet.Analisti Valon Syla i sheh këto kundërshtime të Xharrës e Abazit si “favorizim i mafisë së importit të energjisë nga Republika Srpska dhe Serbia”, përcjell Periskopi.

“Nuk është normale që një vend që flen mbi qymyr, të jetë kundër tij. Është njësoj sikur arabët të kishin politika lobuese kundër naftës.” – shton Syla në një status në Facebook.Ai vijon shpjegimet duke thënë që prej vitit 1968 Kosova nuk ka instaluar asnjë Megavat domethënës të prodhimit të energjisë dhe mbetet e varur nga importi prej Serbisë dhe Republika Srpskas.“Kur u pengua projekti për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, tash Jeta Xharra nën influencën e Haki Abazit ja ka nis fushatën e eger duke sulmuar edhe ndertimin e hidrocentraleve, dhe kanë lobuar në çdo agjenci shtetore e zyre diplomatike me presion publik qe ti ndaloj të gjitha projektet edhe të hidorcentraleve.” – vazhdon fjalën e tij ai.

Më poshtë e keni statusin e plotë:Tendeca e vazhdueshme e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës me lobime kundër çdo projekti të energjetikës në këtë vend, çoftë nga ligniti, çoftë nga burimet e gjelbërta… favorizon vetëm një gjë, mafinë e importit të energjisë nga Republika Serbe dhe Serbia.

Nuk është normale që një vend që flen mbi qymyr, të jetë kundër tij. Është njësoj sikur arabët të kishin politika lobuese kundër naftës.Kosova që prej vitit 1968, kur është ndertu Kosova B, nuk ka instaluar asnjë Megavat MW domethënës të prodhimit të energjisë dhe mbetet e varur nga importi prej Serbisë dhe Rep. Serbe. Përkatësisht nga Vuk Hamović dhe agjentët operatorë të tij energjetik në rajon.Haki Abazi kur e finaconte ‘Jeta në Kosovë’ në menyrë konsistente dhe të pandalur përmes organizates Rockefeller dhe KOSID në menyrë sistematike kanë sulmuar ndërtimin e Termocanralit ‘Kosova e Re’ me pretekest se qymyri krijon ndonjte dhe vetëm dëm dhe duke lobuar që Shtetit duhet te ndertoj kapacitete energjetike me burime që janë të pershtateshme per ambientin. Green. Gjelbërt.Kur u pengua projekti për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, tash Jeta Xharra nën influencën e Haki Abazit ja ka nis fushatën e eger duke sulmuar edhe ndertimin e hidrocentraleve, dhe kan lobuar në çdo agjenci shtetore e zyre diplomatike me presion publik qe ti ndaloj të gjitha projektet edhe të hidorcentraleve. Sigurisht kur ti ndalin edhe hidrocentralet kanë me nis fushaten e re kunder ndertimit te projekteve solareve, pastaj pas turbinave të erës sepse, ndoshta era po bëjka shumë zhurmë.Krejt kush po fiton prej kesaj pune o Demir Fazlic dhe EFT e Serbisë e ndoshta pak edhe Hakiu me Jeten e do folliarnta evropianë, që kanë interes të eksportojnë në Kosovë dhe të ndertojnë burime te reja energjetike në vendet e tyre.S’po bëjka Kosova me ndertu, termo as hidro e as kapacitete të reja, përderisa Serbia dhe Rep. Serbe i ka dyfishuar kapacitetet, 10 vitet e fundit… vetëm Bosnja sot i ka 600 MW/h ma shumë se para 10 viteve. Mos të flas për Serbinë e vendet tjera në rajon.E kuotoj ruajtjen e ambientit, por tash ashiqare po shihet, se lobimi i këtoj grupi është dhe pritet të jetë kundër çdo ndertimi të kapaciteteve të reja të energjetike. Kosova e ka pak shansa për rritje ekonomike. Dhe energjetika është shtylla kryesore e kësaj. Nëse edhe këtë e sulmojnë lobistat e importit të energjisë… çka fo të na mbetet. Qymyti nën dhe, rritja ekonomike zero… dhe një green ambiet fukara, ku eurot i korrin mafia e energjisë.Përpos lobistave, marre edhe për shtetin që nuk arriti qe 20 vjet ta stimulojë prodhimin e energjisë. I përzunëm gjermanët me ‘Kosova C’, amerikanët me ‘Kosova e Re’… tash kanë mbetur ti përzëjmë edhe të tjerët… që importi i energjisë të përfitojë në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *