Skandaloze: U prezantua si motra e personit që u vra nga policia, familjarët e të ndjerit: Nuk e njohim

Një vajzë mes qindra protestuesish që u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar drejtësi për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, ka pretenduar që është motra e këtij të fundit.

Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se zonja në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *