Shkencëtarët zbulojnë peshkun 81 vjeçar: Ka lindur gjatë Luftës së II Botërore

Një grup shkencëtarësh kanë mundur të zbulojnë peshkun më të vjetër në një gumë tropikalë në Australinë Perëndimore.
Peshku oktogjenar, pretendohet se është 81 vjeç dhe është në jetë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ai u zbulua nga Instituti Australian i Shkencës Detare në Roëley Shoals, rreth 300 kilometra në perëndim të Broome, si pjesë e një studimi mbi jetëgjatësinë e peshqve tropikal.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjallesat gjatë një operacioni peshkimi në Australinë Perëndimore dhe Arkipelagun Chagos në Oqeanin Indian qendror. Speciet përfshinin bas të kuq, këputës të mesnatës dhe këputës bardh e zi.

81-vjeçari u identifikua së bashku me 10 peshq të tjerë mbi moshën 60 vjeç, duke përfshirë një bas të kuq 79 vjeçar që u kap gjithashtu në Roëley Shoals, një zonë që përfshin tre shkëmbinj nënujorë koralë në buzë të Australisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *