Rama në ora 18:00 deklarohet për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia

Gjatë ditës së djeshme në Tiranë është protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Me parulla në duar kërkohet “Drejtësi për Klodianin” dhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Protestuesit në pankarta që mbanin në duar demokracinë në Shqipëri e cilësuan “jo funksionale dhe fallco”.

Në protestën e së mërkurës pati tensione me policinë, e kur protestuesit qëlluan me sende të forta goditën e Ministrisë së Brendshme.

Për këtë sot ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të ndajë qëndrimin e tij për vdekjen e Klodian Rashës.

Ai thotë se më në fund është në Tiranë dhe i fton të gjithë ta ndjekin.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, ka shkruar ai në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *