Putin bëhet gati për luftë? Publikon lëshimet raketore nga nëndetëset, bunkeret dhe avionët (VIDEO)

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka publikuar sot pamje të lëshimeve strategjike raketore nga nëndetëset, bunkerët nëntokësorë dhe avionët gjuajtës, duke demonstruar forcën e plotë të triadës së saj ushtarake bërthamore. Raketat e afta për mbushje bërthamore raportohej se lëshoheshin nga nëndetësja bërthamore Karelia në detin Barents.

Rusia ka shtuar aktivitetin ushtarak vitet e fundit mes tensioneve me Perëndimin. Në pamje shiheshin nëndetëset ruse të kategorisë Delta-IV në detin Barents që lëshonin raketat inter-kontinentale, si dhe lëshime të ngjashme nga kozmodromi i Arkhangelsk.

Të tjera raketa të rangut të largët lëshoheshin nga avionët Tu-160 e Tu-95 mbi pistat ajrore të Engels e Ukrainka. Raketat raportohej se kishin goditur me sukses objektivat e tyre ne zonën ushtarake të Pemboy në republikën Komi.

Raketat balistike nga detet Plesetsk dhe Barents kishin goditur objetivat e tyre në terrenin stërvitor Kura në rajonin Kamchatka, pranë brigjeve paqësore të Rusisë. Agjencia TASS tha se lëshimet u kryen nën komandën personale të presidentit Putin.

“Trajnimi për menaxhimin e forcave ofensive u krye nën mbikqyrjen e komandantit suprem të ushtrisë”, thuhej në deklaratën e ministrisë. Objektivat stërvitore u realizuan tërësisht.” Lojrat e luftës vijnë dy muaj para skadencës së traktatit të ri START për kufizimin e armëve bërthamore, i cili mbyllet në fillim të shkurtit. Moska e Uashingtoni kanë diskutuar zgjerimin e tij por deri tani kanë dominuar diferencat mes dy palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *