“Mos vini maskë por vishni antiplumb” protesta për Klodianin në Lezhë e Berat

Për të tretën natë me radhë kanë vijuar protestat në shenjë revolte ndaj eliminimin e të riut Klodian Rasha nga policia.

Dhjetra qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj, u mblodhën pranë Obeliskut të Besëlidhjes në Lezhë.

Me thirrjet “Rama ik” qytetarët ndezën qirinj si homazh për të ndjerin teksa kërkojnë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë.

Më pas ata u zhvendosën para Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, duke bllokuar rrugën. Nuk ka munguar hedhja e shashkave në drejtim të komisariatit.

Drejtësi për Klodian kërkuan edhe të rinjtë në Berat që u lëshuan në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *