Hoti: Është situatë specifike, ja të zgjedhim presidentin, ja të shkojmë në zgjedhje

Kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar e Kosova po gjendet në një situatë specifike, ku ja duhet të zgjedhë presidentin e ri ose duhet të shkojmë në zgjedhje të reja.

Hoti po thotë se në ditët në vijim do të punohet për të gjetur zgjidhjen më të mirë për vendin si koalicion qeverisë së bashku me partitë opozitare.

Shefi i ekzekutivit po thotë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdon dhe se kjo çështje nuk do të bëhet “mollë sherri”, në acarimin e marrëdhënieve me partnerët e koalicionit.

“Nuk besoj që duhet të jetë problematike kjo çështje, sepse po zhvillohet mbi parimet të qarta. Nuk mund të bëhet mollë sherri asnjëherë, sepse ne kemi një program qeverisës, dhe unë po vazhdojmë të punojmë në bazë të atij programi. Tash jemi në një situatë specifike, ku duhet të japim drejtim çështjeve të zgjedhjes së presidentit, apo shkuarjes në zgjedhje. Unë besoj që në ditët e ardhshme do të arrijmë të koordinojmë këto aktivitete i gjithë spektri politik për të gjetur zgjidhje më të mirë për vendin”, tha Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *