Deputeti i VV-së zbulon se sa para fituan milionerët pas votimit të Ligj për Rimëkëmbje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, serish ka reaguar rreth votimit pro të heqjes së rentës minerare për kompanitë e mëdha që operojnë në Kosovë.

Sipas tij, ky amandamentim i ka kushtuar Kosovës rreth 30 milionë euro, duke mos llogaritur dëmet mjedisore nga eksploatimi i egër që pritet të ndodhë.

Po ashtu, në postimin e tij në Facebook, Murati ka shkruar se edhe amandamentimi për mbulimin e kostos së burimeve të ripërtërishme pritet t’i kushtojë buxhetit 30-40 milionë euro.

Postimi i plotë:

Amandamenti për heqjen e rentës minerare i kushton buxhetit diku 30 milionë euro, pa llogaritur dëmet mjedisore nga eksploatimi i egër që pritet të ndodhë.

Amandamenti për mbulimin e kostos së burimeve të ripërtërishme pritet t’i kushtojë buxhetit 30-40 milionë euro.

Që të dyja këto amandamente u votuan si pjesë e të ashtuquajturit Ligj për Rimëkëmbje.

Kështu punojnë pra këta.

Qytetarëve Trustin, kurse milionerëve me një të rame 60-70 milionë euro të buxhetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *