VV i thotë PDK-së se janë kamikazët të portaleve, të cilët po financohen kryesisht me paranë publike

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka reaguar Partisë Demokratike të Kosovës. Zyrtari i VV-së ka akuzuar PDK-në se po financon portalet në Kosovë, kryesisht me paranë publike.

Zogiani ka thënë se kjo skemë është ngritur në nivel mafioz, duke përmendur këtu edhe rastin e Telekomit të Kosovës.

Ai ka akuzuar poashtu PDK-në se UÇK-në, po e përdor si stresim, “sikur mafia italiane që dikur përdorte kishën si mbulojë”. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

E vetmja pergjigje qe PDK ka per situaten jane kamikazet e portaleve, te cilet po financohen kryesisht me paran publike. Per shembull, Telekomi nuk ka buxhet per pagat e punetoreve, por ka para per portalet e partise. Kjo skeme eshte ngritur ne nivel mafioz. Kamikazet sulmojne kedo qe nuk eshte ne skemen e zhvatjes se parase publike, me shpifje, me shantazhe…Ne sfond ata tashme kane vene UÇK-ne te cilen e perdorin si strehim, sikur mafia italiane qe dikur perdorte kishen si mbuloje.Kjo skeme eshte katerciperisht mafioze, por pergjithesisht mafia eshte rrefim i shekullit 20. Shqiptaret jane vonuar ne kete lufte, por eshte fundi i kesaj epoke, dhe kjo shifet pikerisht nga agressiviteti me te cilin ata i drejtohen publikut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *