Vrasja e të riut në Shqipëri, kërkohet dorëheqja e ministrit Lleshaj

Prej orës 11 të rinjtë demokratë kanë nisur një marshim protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ditën e djeshme në Shqipëri nga një efektiv policie, i cili tashmë është i arrestuar.Të rinjtë me pankarta në duar po marshojnë nga Ministria e Brendshme- Bulevard- Kryeministri. Ata mbajnë në dorë si simbolikë, dy hurma, të cilat i mbante në dorë 25-vjeçari para se të vritej.

Të rinjtë bëjnë thirrje që të dorëhiqet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Kujtojmë, se punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, siç bëri me dije policia në njoftim të saj për ngjarjen, i ka bërë thirrje të ndalonte të riut, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe efektivi e ka qëlluar.

25-vjeçari u qëllua shumë afër shtëpisë së tij rreth orës 1 e 45. Ndërkohë arma e Rashës, siç njoftoi policia është gjetur 100 metra nga vendi i ngjarjes, çka tregon se nuk ka patur shkëmbim zjarri me policinë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *