Shajkovc: Aksident mes tri veturave dhe një traktori, shtatë të lënduar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës.

Në aksident kanë qenë të përfshirë tre vetura dhe një traktor.

Kështu për Klan Kosova tha Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth ores 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *