“Po vjen një stuhi e fuqishme”, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Një stuhi e fuqishme pritet të go.dasë gjatë pasdites bregdetin e Adriatikut, duke mos përjashtuar edhe brigjet shqiptare.

Paralajmërimin e nivelit të lartë e ka dhënë meteorologët kroatë, të cilët kanë ngritur një alarm të kuq.

Moti parashikohet të jetë me stuhi ere, kryesisht në det të hapur.

Instituti kroat i meteorologjisë parashikon valë deri në pesë metra në bregdet.

Ndërkohë që priten gjithashtu reshje të mëdha shiu, raporton media kroate, Index.hr.

Modelet e parashikimit presin reshje ekstreme.

Kjo vlen veçanërisht për zonën e Istrias në Kroaci. Në disa vende, mund të bjerë shi për disa orë aq sa bie në një muaj, kështu që ekziston mundësia e përmbytjeve dhe përrenjve.

Shi i madh parashikohet edhe për rajonet Gospiq, Knin, Rijekë, Split dhe Dubrovnik.

Alarmi është ndezur portokalli për këto rajone për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që pritet të vijnë.

Këtë mëngjes, një pjesë e Omisit ishte nën det, njoftoi Dalmatia sot.

Presioni i ulët dhe batica hënore me erëra të stuhishme dhe uragane nga jugu dhe jugperëndimi shkaktuan ngritjen e nivelit të detit, kështu që shumica e pjesëve të Omisit përfunduan të përmbytura. Gjatë natës, kishte shi në zonën e gjerë të Splitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *