Mustafa: Po shkojmë drejt zgjedhjeve, nuk ka zgjidhje, askush nuk mund t’i marrë 80 deputetë

I pari i LDK-së, Isa Mustafa thotë së nuk beson që zgjedhjet e reja do japin zgjidhje për çështjen e presidentit.Mustafa thotë se se AAK e PDK po ngulin këmbë për kandiatët e tyre, por nuk heqim dorë për gjetjen e zgjidhjes.

“Kam pasë takime, kam bisedu me zotrin Hoxhaj. Nuk i kemi sqaruar tërësisht pozicionet e PDK-së, ato më shumë u sqaruan në opinion. Tani situata është bërë e ndërlikuar. AAK e PDK po thonë se votojnë vetëm kandidatët e tyre, por nuk heqim dorë nuk themi që nuk mund të gjejmë zgjidhje. Nuk besoj se mund të zgjidhet kjo çështje pas zgjedhjeve sepse asnjë parti nuk mund t’i marrë 80 deputetë. Kandidatë si LDK kemi mjaftë, kemi shumë emra dinjitoz, por ne jemi deklaruar se jemi të pajtohemi për një zgjidhej që mos të kërkojmë edhe kryeminsitrin edhe presidentin, konsiderojmë se po ta kishim edhe presidentin do komplikohej situata”, deklaroi Mustafa në T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *