Isa Mustafa i reagon Jeta Xharrës

Të martën, Jeta Xharra ka publikuar pamje nga Klinika Infektive, në të cilin trajtohen pacientët me Covid19. Në pamjet e publikuara shihet se familjarët e pacientëve hynë pa ndalesë në Klinikën Infektive, si dhe kujdesen për familjarët e tyre.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se dikush nga mediat dhe politika po tentojnë ta përdhosin punën që po bohet kundër Covid19.

Po ashtu, ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se mjekët, drejtuesit e SHSUK-së, klinikave dhe spitaleve, meritojnë respektin dhe përkrahjen punën e përgjegjshme që po e bëjnë.

“S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Pacientët me Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale kryesisht shprehen mirë për punën që po e bëjnë mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor.

Është një lloj mrekullie që në mungesë të kapaciteteve hapësinore e njerëzore, me telashe të furnizimit me oksigjen të përballohet fluksi i pacientëve që kanë nevojë.

Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës.

Të sëmurëve iu nevojitet kurajo, besim se do të shërohen. Mjekët, drejtuesit e SHSUK-së, klinikave dhe spitaleve , së paku meritojnë respektin tonë dhe përkrahjen tonë për një punë të përgjegjëshme dhe me sakrificat ditore që po bëjnë. IM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *