Befason Isa Mustafa: Të heqim dorë nga ambiciet

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se për të dalur nga kriza e tanishme politike, liderët duhet të heqin dorë nga ambiciet e tyre.

Duke folur në emisionin Pressing në T7, Mustafa tha që pret prej opozitës të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga LDK.

“Për të dalur nga kjo krizë duhet një konsensus i madh politik. E kemi ditur se Qeveria nuk i ka numrat dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk do të jetë lehtë të gjendet zgjidhje edhe pas zgjedhjeve”, tha ai.

“Të heqim dorë nga ambiciet dhe të merremi vesh pasi vendi është në krizë dhe thellimi i krizës do të ishte më i keq”, shtoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *