Aksidenti zinxhiror në Shajkovc, vdes 19 vjeçari

Një 19 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur në fshatin Shajkovc të Podujevës, ku të përfshirë ishin tre vetura dhe një traktor.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se numri i të lënduarve nga ky aksident ka arritur në tetë.

“Të nderuar ju njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arritë në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001e ka konstatuar ekipi mjekësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *