2 mijë euro shpenzime për shërimin nga COVID-19: Qytetari publikon shifrat e shërimit në shtëpi

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Fisnik Dërguti ka publikuar faturat që ka shpenzuar gjatë shërimit nga COVID-19 në shtëpi.

Sipas Dërgutit, ai së bashku më nënën e tij për t’u shëruar nga kjo sëmundje, ka shpenzuar 1,890 euro.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se 1,444,70 euro ka shpenzuar për barna dhe analiza, rreth 400 euro shpenzimet e infermierit dhe 50 euro për aparatin e oksigjenit.

“Deri sa shpenzimet janë 1.444,70 euro për barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit, + 50 euro për aparatin e oksigjenit, pra në total rreth 1.890 euro (ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura). A e keni menduar se si mund t’i mbulojë një familje këto shpenzime? Kur e bëtë Ligjin për Rimëkëmbje, a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtëpi pasi që spitalet janë plotë?”, ka shkruar Dërguti.

https://www.facebook.com/fisnik.durguti/posts/3570143893068727

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *