VV: 47 ditë nga vjedhja e 2 milionëve, askush s’dha dorëheqje e as përgjegjësi

Një nga skandalet më të mëdha të pasluftës, mbetet vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Teksa organet kompetente po kryejnë punën e tyre, përmes një reagimi të bërë në faqen zyrtare FB, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se askush s’ka dhënë deri tash përgjegjësi e as dorëheqje.

Ky është reagimi:

Kur partitë e vjetra kthehen paligjshëm në pushtet, ato përligjin dhe inkurajojnë krimin e organizuar në vend. Kështu kjo qeveri e paligjshme fillimisht nuk e parandaloi, e tash edhe 43 ditë pas ka dështuar të japë edhe përgjegjësinë më të vogël për vjedhjen e organizuar të më shumë se 2 milionë eurove nga kuleta e shtetit.

Në vend se të forconte institucionet e drejtësisë, ajo e zhbëri procesin e vettingut. Në vend se të luftonte korrupsionin, ajo e zhbëri task forcën antikorrupsion. Në vend se t’i ndëshkojë shkelësit e ligjeve, ajo veçsa po i trimëron ata. Prandaj edhe në vend se të shtiret kinse po qeverisë, ajo duhet të shkojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *