Serwer zbulon dy qëllimet kryesore të SHBA’së për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka zbuluar dy gjërat kryesore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të arrijnë në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë,

Serwer ka thënë sot gjatë një konference dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA’së, se i di dy gjërat kryesore që do përfundojnë nga dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Eksperti amerikan tha se qëllimi kryesor i SHBA’së për dialogun është njohja e ndërsjellë dhe dërgimi i ambasadorëve në shtetet përkatëse.

Ai po ashtu tha se presidenti Biden dhe kancelarja Merkle duhet ta bëjnë këtë qëllim të qartë dhe t’i bëjnë presion shteteve anëtare të BE’së që ta njohin Kosovën.

“Qëllimi kryesor i SHBA-së për dialogun është njohja e ndërsjellë dhe dërgimi i ambasadorëve në shtetet përkatëse. Presidenti Biden dhe kancelarja [gjermane, Angela] Merkel duhet ta bëjnë të qartë këtë qëllim dhe t’iu bëjnë presion shteteve anëtare të BE-së që të deklarojnë se ato do ta njohin Kosovën, jo më vonë sesa Serbia. Anëtarësimi në OKB do të kërkojë që SHBA-ja të bindë Rusinë dhe Kinën që të mos vendosin veto”, tha Serwer, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Serwer, udhëheqja nga BE-ja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmojë, por në këtë proces ka nevojë që të ketë një angazhim amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *