Pacolli reagon pas rastit të cigareshitësit në Prishtinë: Asnjëherë mos trajtoni askënd ashtu

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin ndaj cigareshitësit në Prishtinë. 

Pacolli ka shpërndarë videon ku shihet se si disa persona ia djegin duart cigareshitësit, ndërsa qeshin pastaj me të,

“Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Për ata që qeshin në video, kam vetëm një pyetje? A do të qeshnit po të ishit Ju viktima? Kjo pamje më trishtoi shumë kur pashë. Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *