Netflix prodhon serialin që do të shkaktojë reagimin e Turqisë së Erdoganit

Berkun Oya ul Turqinë përballë psikologut. Duke e bërë të shtrihet, të flasë, dhe të dëgjojë heshtjen e saj për gjithçka. Në këtë mënyrë Ethos, Bir Bashkadir në turqisht, është kthyer në një lloj autoanalizë kolektive, pa një përfundim të përbashkët dhe me shumë polemika nën ‘të.

Një portret besnik i asaj që sot është Turqia e Erdogan apo një produkt stereotip dhe plot me klishe?

Dhe mbi të gjitha: Çfarë është Turqia e Erdogan? Një periferi rurale konservatore – Stambolli rebel – apo të gjitha së bashku?

Seriali televiziv turk, i transmetuar nga Netflix që nga mesi i muajit nëntor, ka shkaktuar debate në qarqet e intelektualëve dhe në rrjetet sociale. I përqendruar në lidhjet psikologjike se sa tek surprizat, ai mban bashkë jetët e ndryshme të personazheve duke nisur nga Merjem, një vajzë e re e mbuluar nga periferia e Stambollit që punon si pastruese në shtëpinë e një burri beqar, qejfli dhe i pasur i cili jeton në qendër të qytetit. Humbjet e shpeshta të vetëdijes e çojnë tek psikologu. Peri, një i bardhë i pasur dhe i arsimuar, që shesh me dyshim gratë e mbuluara.

Jeta e Merjem, e cila jeton në një situatë të sikletshme për shkak të punëdhënësit të saj, gërshetohet me atë të vajzës lesbike të një imami, që nuk di si t’i thotë babait të saj se nuk do më të jetë e mbuluar; i një familjeje kurde të aktivizuar në politikë e cila paguan çmimin e impenjimit të saj; dhe me atë të një gruaje që i ka mbijetuar një përdhunimi dhe një ushtari që ka përfunduar të bëjë truprojën në një klub.

Disa nga temat e Et’hos – si ndarja e një Turqie më të hapur dhe kozmopolitane të qyteteve dhe zonave rurale më konservatore – janë të zakonshme në shumë seriale turke, por tema si jeta në botën e LGBT-së turke janë një realitet i ri për një produkt të destinuar për publikun e gjerë.

Sinan Kologllu, kritik kinematografik i të përditshmes Milliet, lavdëroi serialin që sipas tij është i aftë të kalojë nëpër shumë situata të shoqërisë turke bashkëkohore: Identiteti etnik, shamia, laikët kundër konservatorëve, homoseksualë dhe transeksualë – është gjithçka aty,” shkroi ai. Kritikët nga ana tjetër e akuzojnë se ka bashkuar shumë gjëra pa ditur të thellohet tek asgjë, duke ndërtuar shumë personazhe stereotip.

Oraj Egin, editorialist i të përditshmes Haberturk, e kritikoi për këndvështrimin lindor ndaj konservatorëve dhe për karikaturën e elitës laike: Karakterizimi i elitës si persona që jetojnë në një vilë, shohin HalkTV dhe lexojnë Jëllmaz Ozdil në iPad është zhvlerësimi tipik në vetvete i inteligjencës turke.

Si do që të shihet, Et’hos shënon një hap përpara në industrinë e serialeve turke – që është bërë ndërkombëtare. Është industria e dytë e serialeve në botë. Merita është edhe e Izzet Pinto, një turk me origjinë hebreje, 42 vjeç që ka themeluar agjencinë Global Agency, e konsideruar aktualisht shpërndarësi më i madh i pavarur në botë sipas të përditshmes Haaretz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *