Ish ushtari i UÇK-së i reagon ashpër Ramush Haradinajt, ia përmend me emra vrasjet në Dukagjin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste dhënë mbrëmë ka thënë se familjarët e të vrarëve pas luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi, por sipas tij duhet pasur kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

E ndaj deklaratave të Ramush Haradinajt ka reaguar edhe ish ushtari i UÇK-së i Brigadës 134 dhe 138, Isuf Qetaj, i cili ishte edhe i plagosur gjatë luftës në Koshare.

“Ramushit i paska dalë punë me u marrë me vrasjen e Haki Imerit, dhe familjen e tij. Ramush merru me ato që kanë ndodhur në Dukagjin, se ki bollë. Etiketimi i familjeve emblematike të LDK-së, se kinse duke i kërkuar vrasësit e familjareve të tyre, po i kontribojkan interesave të Serbisë, është poshtërsia më e madhe që „njeriu” mundet me e thanë”, ka shkruar Qetaj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, deklaratat e Haradinajt dëshmojnë se ai është i njëjti, ashtu siç ka qenë në të kaluarën.

“Me ketë deklaratë ti po tregon që je i njëjti. Prandaj ne duhet të kërkojmë që të zbardhet rasti i ushtarëve të 134-shit të keqtrajtuar e plagosur në vitin 1998 ne Gllogjan, vrasjen e Rexhë Osajt me 3 ushtarët e tjerë të Brigadës Mërgimi, vrasjen e komandantit / deputetit Smajl Hajdarajt, vrasjen e kolonelit Zemaj bashkë me Hasanin e Enisin, vrasjen e Isuf Haklajt e Sabahate Tolajt…………. e disa keqtrajtimeve e vrasjeve të ndodhura në Dukagjin”, përfundon positimin e tij ish ushtari i Brigadës 134, brigadë kjo që ishte udhëhqeur nga kolonel, Tahir Zemaj.

Isuf Qetaj ishte edhe i plagosur gjatë luftës në Koshare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *