90 vjeçarja britanike, e para në botë që merr vaksinën Pfizer kundër COVID-19

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë që fillon vaksinimin e qytetarëve të saj ndaj sëmundjes pandemike, virusit COVID-19.

90 vjeçarja Margaret Keenan mori dy doza të Pfizer në orën 06:31 të mëngjesit të sotëm, e para nga 800.000 doza vaksinimi që do jepen në Britaninë e Madhe javën e ardhshme, përcjellë Klan Kosova.

Kjo ndodhi në Spitalin Universitar në Coventry, më pak se një javë pasi Britania e Madhe miratoi këtë vendim.

E moshuara 90 vjeçe, ka thënë se ndihet e privilegjuar që është personi i parë që ka marrë këtë vaksinë.

”Javën e ardhshme do të mbushë 91 vjeç. Kjo për mua është dhurata e ditëlindjes”.

”Ndjehem e privilegjuar që isha personi i parë. Tani do të pres e qetë festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, është shprehur Keenan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *