Tahiri: Nesër do të provoj ta takoj Vjosa Osmanin, do t’i përgjigjemi raportit të Parlamentit Evropian

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova është duke e përgatitur një përgjigje institucionale lidhur me raportin e Parlamentit Europian.

“Unë e kam lexuar raportin nga fillimi deri në fund. Është një raport ku që në hyrje shihet se ka kualifikime dhe konstatime për krejt vendet e Ballkanit Perëndimor ku për Kosovën janë dy-tri faqe. Kur merret në tërësi duhet të shihet metodologjia dhe elementet që e pengojnë”.

“Kam biseduar me kryeministrin Avdullah Hoti. Sot kam pasë në takim Ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi dhe përgjigja institucionale është në përgatitje e sipër. Nesër do të tentoj ta takoj edhe presidenten Vjosa Osmani për këtë temë në mënyrë që ne si shtet të kemi qasje të saktë, përmbajtësore, dhe më pak emocionale. Shteti e ka për detyrë të ketë reagim të arsyeshëm, përmbajtëso dhe të bazuar në fakte dhe argumente. Nëse e sheh pozicionin që e ka politika është goxha reagim emocional, derisa nëse e sheh reagimin e ekspertëve të kësaj teme ka qëndrime shumë të sakta”.

“Kur ti jep një përgjigje empirike profesionale përmbajtësore një institucioni si Parlamenti Europian duhet të jetë i bazuar saktësisht në rrethana dhe strategji që hyn në funksion të shtetit të Kosovës dhe jo individit”.

Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Kosova nuk duhet ta trajtojë këtë raport sikur e ka raportuar raportin e Dick Martyt.

“Nuk guxojmë ta trajtojmë këtë raport sikur që e kemi trajtuar raportin e Dick Martyt që javën e ardhshme bëhen 10 vjet prej kur është prezantuar. Nuk është raport i ngjashëm, por kur kemi raport që vjen nga një institucion shumë serioz, atëherë qasja duhet të jetë shumë serioze. Këtë qasje e kemi marrë ne si qeveri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *