Qeveria ndan mbi 200 mijë euro për shoqatat dhe invalidët e luftës

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndahen 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta, veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, është shprehur se këto mjete për këtë kategori ndahen nga Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka kërkuar që nga muaji i ardhshëm të gjithë veteranëve të luftës t’u sigurohet përkujdesje shëndetësore.

Qeveria në këtë pikë ka votuar pro, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *