Për një vit vetëm 14 ligje e gati 4 milionë euro paga dhe mëditje (VIDEO)

72 deputetët që e votuan Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike po mburren se do ta ndihmojnë secilin qytetar në këtë kohë krize financiare.

Megjithatë po del se qytetarët më shumë i kanë ndihmuar 120 deputetët e kësaj legjislature, që i paguan nga taksat e tyre, sesa që kanë përfituar prej tyre.

Që kur e kanë marrë mandatin në dhjetor të vitit të kaluar, ligjvënësit kanë miratuar vetëm 14 ligje dhe për këtë punë janë paguar rreth 3.5 – 4 milionë euro.

Sipas Albert Krasniqit nga Democracy Plus “deri më tani janë miratuar 14 ligje prej të cilave 10 janë marrëveshje ndërkombëtare kurse vetëm katër ligje janë miratuar për gati një vit”.

Për ligjin për të cilin po lavdërohen deputetët dështuan në rreth 10 seanca, ani se qytetarëve u shterej arka e këtyre nuk u ndalej rrjedhja e të hyrave në xhirollogari.

Sipas politologut Fidan Ukaj, deputetët kanë qenë të pasinqertë ndaj qytetarëve.

“Ne e kemi parë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili ka dështuar disa herë, ndërsa mëditjet e deputetëve nuk kanë dështuar asnjëherë. Mëditjet i kanë marrë”.

Nga qeveria e Avdullah Hotit, e dalë nga shumica parlamentare, qysh në start kishin paraparë një agjendë legjislative me 129 ligje vetëm për vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *