Lideri i “Dardanëve”: Spanja e Suedia po vijnë në “Fadil Vokrri” për t’u njoftuar me humbjen

Lideri i tifozëve të Kosovës “Dardanët”, Lul Berisha përmes një postimi në Facebook i ka dërguar “selam” Spanjës dhe Suedisë, që do të ndeshen me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Berisha në postimin e tij ka shkruar se Spanja e Suedia do të vijnë në “Fadil Vokrri” për t’u njoftuar me humbje, transmeton Indeksonline.

“Spanja e Suedia janë kombëtaret që do vijnë në Fadil Vokrri për tu ballafaquar me djemt tanë e për tu njoftuar me humbje. Me ty Kosovë deri në frymën e fundit.  Forca djema, road to Qatar!” ,ka shkruar ai.Kosova përveç Spanjës dhe Suedisë, në grup do ta ketë Greqinë dhe Gjeorgjinë./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *