Kurti zhvillon telefonatë me Lajçak, bisedojnë për dialogun me Serbinë

I pari i VV’së Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Me të tha se ka biseduar çështje të ndryshme përfshirë fatin e të pagjeturve.

“Falënderova Lajcakun për rolin mbështetës të BE’së në dialog dhe u dakorduam që përfituesit kryesorë duhet të jenë qytetarët”, thotë Kurti.

“Ripërsërita se dialogu duhet të jetë parimor, i përcaktuar mirë dhe duhet të zgjidhë të gjitha çështjet diskutabile në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *