Kjo komunë në Kosovë do ofrojë ndihmë 150 deri në 350 euro për të prekurit me COVID-19

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka marrë vendim që të ndajë nga 150 euro deri në 350 për të prekurit e kësaj komune me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur Dega e PDK-së në këtë komunë, duke shtuar se edhe për familjet e personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 do të ndahen mjete.

“Me iniciativën e asamblistit tonë Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro, gjithashtu dhe familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19 do të mbështeten në këtë shumë”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=5020855101265909&id=793044290713699

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *