Hoti vazhdon të komunikojë rregullisht me Grenellin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të ndertuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij. Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve. Me ambasadorin Grenell thotë se ka kontakt të rregullt.

Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme.

“Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani me zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian lidhur me këtë raport. Ky raport nuk është opinionin e Parlamentit Evropian por i autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raporti janë të paqëndrueshme të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.

I pyetur për raportet e tij me të ngarkuarin e ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kreu i ekzekutivit tha se komunikimin e kanë të rregullt me të dhe se marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet.

jë takim me DFC-në për të identifikuar çështjet që duhet t’i çojmë përpara si dy qeveri, zotimet që kemi marrë për realizimin e këtyre”, tha Hoti.

Hoti tha se Kosova ka humbur një momentum, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç për lëvizjen e lirë.

Edhe njëherë e ka ripërsëritur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum tani po punojmë shumë që t’i bindim vendet anëtare veç e veç. Me Gjermaninë është punuar edhe në qeverinë e kaluar tash në këtë qeveri po punojmë me Francën dhe me Holandën. Ministrja e Jashtme ka qenë në Holandë është takuar me homologun e saj në Holandë të shohim, është tani vendim i brendshëm i vendeve anëtare. Sa i përket neve si shteti si qeveri siç është konfirmuar në raportin për vendin në tetor të gjitha kushtet si shtet i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i mbajmë“, theksoi kreu i ekzekutivit.

Kreu i ekzekutivit të gjitha këto komente i ka bërë nga Rahoveci, pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e një shkollë fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin të Rahovecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *