Ahmed Kalaja thotë se nuk lejohet t’u urohet katolikëve Krishtlindja, reagon hoxha Drilon Gashi

Ahmet Kalaja, imam dhe ligjërues nga Tirana ka thënë se nuk është e lejuar që të urohen katolikët për Krishlindje.

Në një postim në rrjetin e tij social facebook ai ka ndarë me shokët e tij një video ku ka folur për festat që nuk janë islame.

Derisa një qytetarë e ka pyetur atë se a është e lejuar me fenë islame që t’i urohet dikujt festa e Krishlindjes, ai ka thënë që jo.

Ndërsa, për këtë ka reaguar edhe hoxha kosovar Drilon Gashi, i cili a ka publikuar në rrjetin social facebook përgjigjen e Kalasë.

Hoxha nga Peja që ka deklaron opinione me prirje liberale ka ironizuar me pergjigjen e Kalasë.

“Delikti më i ri i këtij mullahut”, ka shkruar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *