19 vjet prej lirimit të Albin Kurtit nga burgu në Nish

Këtë të hënë janë bërë 19 vjet prej kur Kryetari i tanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është liruar nga burgu në Nish të Serbisë.

Ai është liruar pra më 7 dhjetor të vitit 2001 pas një presioni ndërkombëtar për lirimin e të burgosurve politik nga ish regjimi serb, transmeton Klan Kosova.

Ai ishte arrestuar në Prishtinë më 27 prill 1999, ku fillimisht është mbajtur në Prishtinë dhe Lipjan e pastaj është transportuar në Serbi, duke qëndruar në burgun në Pozharevc e pastaj në atë të Nishit.

Kurti ka qenë i dënuar me 15 vjet burgim me akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë”.

“Ka ngjarë ajo që më së paku kam dëshiruar, jam liruar i vetëm – individualisht. Shokët e mi vazhdojnë të mbahen pengje nëpër burgjet e Serbisë. Shumica dërmuese e tyre janë me shëndet të rrënuar, ose të plagosur ose të dyja këto, mirëpo ata vazhdojnë të qëndrojnë të fortë moralisht dhe psiqikisht”, ishte shprehur Kurti në pikën kufitare në Merdare pas hyrjes në Kosovë.

“Nuk kam kërkuar që të më amnistojnë ose falin, kam kërkuar vetëm drejtësi, të popullit tim dhe ndërkombëtare. Drejtësia dhe e vërteta në të ashtuquajturat Serbi dhe Jugosllavi kanë qenë dhe janë e kundërta e kuptimit”.

“Nuk duhet fokusuar në lirimin tim por mënyrën e këtij lirimi, motivet dhe pasojat. Regjimi pseudodemokratik i Beogradit lirimin tim e ka përdorur si mjet për t’ua zgjatur robërinë shokëve të tjerë që vazhdojnë të mbahen në burgje. Në këto momente më shumë më mungojnë ata sesa familja ime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *