Trusti mesazh qytetarëve: Mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni ditët e para, keni 4 muaj afat

Pas miratimit të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike qytetarët kanë mundësi që t’i tërheqin dhjetë përqind të mjeteve të tyre të kursyera.

Ata, siç njofton ky institucion kanë katër muaj kohë për aplikim nga moment i hapjes së sistemit për ta bërë këtë.

“Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.

Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

“Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *