Tërmet 5 ballë këtë mëngjes të diele në Shqipëri


Një lëkundje sizmike u regjistrua këtë mëngjes të diele 6 dhjetor në orën 08.20.

Shërbimi sizmologjik europian EMSC njofton se tërmeti përfshiu Shqipërinë dhe Malin e Zi pasi edhe pse epiqendra ishte në vendin tonë, u ndje edhe tek ai fqinjë.

Thellësia e tërmetit ishte vetëm 5 kilometra.

Ai u lokalizua 27 km larg Durrësit dhe 17 km larg Laçit.

Raportohet se tërmeti u ndje gjerësisht në vendin tonë.

Një ditë më parë u regjistruan 4 tërmete në jug të vendit, me epiqendër pranë Himarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *