Shpërthen një sëmundje e panjohur në këtë shtet, 140 persona shtrihen në spitale

Zyrtarët në Indi po hetojnë shkakun e një sëmundjeje të paidentifikuar që la më shumë se 140 njerëz të shtruar në spital gjatë fundjavës.

Pacientët nga Eluru në Andhra Pradesh, kishin një gamë të gjerë simptomash nga të përzierat deri te krizat dhe të fikët, thanë mjekët, raporton BBC, duke deklaruar se shumë prej të shtruarve në spital u rikuperuan dhe u lëshuan shpejt.

Media lokale thotë se pacientët bënë teste për virusin korona, të cilat ishin të gjitha negative.

“Njerëzit që u sëmurën, veçanërisht fëmijët, papritmas filluan të vjellin pasi u ankuan për djegie të syve. Disa prej tyre u ra të fikët ose pësuan sulme,” tha një zyrtar mjekësor në Spitalin Shtetëror Eluru për Indian Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *